Presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se ata janë të vendosur për të mbrojtur kauzën palestineze deri në fund, tha: “Si anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ne duhet të përmbahemi nga çdo veprim që do të dobësojë kauzën palestineze.”
Presidenti Erdogan dërgoi një videomesazh në Takimin e 37-të Ministror të Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar (ISEDAK) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, që do të mbahet në Stamboll në datat 24-25 nëntor).
Në videomesazh Erdogan tha: “Ne duhet t’i themi ndal, politikave të vendbanimeve të paligjshme, shkatërrimit, zhvendosjes së detyruar, konfiskimeve dhe evakuimeve të Izraelit në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Ne jemi të vendosur të mbrojmë kauzën tonë palestineze deri në fund. Si vende anëtare të OBI-t, ne duhet të përmbahemi nga çdo veprim që do të dobësojë kauzën palestineze.”
Nga ana tjetër Erdogan tha: “Ne e ndjekim me ndjeshmëri të madhe situatën e turqve ujgurë dhe pakicave të tjera myslimane në Rajonin Autonom Ujgur, Sinxhan (Xinjiang) të Kinës ”. /trt