Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Jemi duke kryer një diplomaci intensive ndërkombëtare për zhvillimet në Afganistan

Erdoğan: Jemi duke kryer një diplomaci intensive ndërkombëtare për zhvillimet në Afganistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se janë duke kryer një diplomaci intensive ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi rreth trafikut diplomatik që ka zhvilluar me liderë të ndryshëm.

Ai postoi një infografik ku marrin pjesë mesazhet që ua ka transmetuar në lidhje me temën; kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidentit rus, Vladimir Putin, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit irakian, Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit britanik, Boris Johnson, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Jemi duke kryer një diplomaci intensive ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet në Afganistan dhe migrimin e parregullt. Do të vazhdojmë t’i hedhim hapat e nevojshëm për të siguruar stabilitetin në rajonin tonë, për të mbrojtur vendin tonë nga presioni i migrimit dhe për të siguruar paqen e kombit tonë”, shkroi presidenti turk. /aa

Exit mobile version