Erdoğan i uron Thaçit Kurban Bajramin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Kosovë, Hashim Thaçi, duke ia uruar festën e Kurban Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, përpos bisedës së zhvilluar me Thaçin, Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviç, presidentin e Afghanistanit, Ashraf Ghani dhe presidentin e Indonesisë, Joko Widodo.

Sipas njoftimit, liderët kanë theksuar angazhimin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit për çështjet rajonale.