Marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe Greqinë kanë qenë fokus i një bisede me video mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Sipas një deklarate nga Presidenca turke, të dy liderët diskutuan marrëdhëniet Turqi-Gjermani, si dhe çështje rajonale.
Erdogan shpresoi që procesi i përgjithshëm i zgjedhjeve në të cilin hyn Gjermania do të ishte i dobishëm për të gjitha palët dhe shprehu besimin e tij se “marrëdhëniet turko-gjermane do të zhvillohen me maturi dhe strategji në periudhën e re”.
Ai gjithashtu tha se dinamikat që janë zhvilluar kohët e fundit në marrëdhëniet Turqi-Bashkim Europian nuk duhet të humbasin, ndërsa nuk e humbi rastin për të akuzuar përsëri Greqinë, duke thënë se shteti grek vazhdon veprimet provokuese dhe dëbimet kundër ligjit ndërkombëtar, duke rritur presionet në Egje.
“Sidoqoftë, Turqia mban qëndrimin e saj të moderuar për të mbajtur një axhendë pozitive,” shtoi presidenti turk.
Në fund, Erdogan i tha Merkelit se ishte e nevojshme të diskutohej mënyra për të ruajtur mbështetjen për Afganistanin përmes NATO-s, ndërsa theksoi se ai do të vazhdonte të mbështeste Qeverinë Libiane të Unitetit Kombëtar për stabilitetin e vendit. /abcnews