Erdoğan: Holanda ka humbur një vend mik si Turqia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar kryeministrit të Holandës, është shprehur “Rutte, ti mund të kesh fituar zgjedhjet duke dalë partia e parë, por duhet ta dini se keni humbur një mik si Turqia. Madje shprehin se ‘mund të hamë një drekë me kryeministrin pas zgjedhjeve‘ kjo nuk është e vlefshme nuk kemi një kryeministër të tillë. Ti ke humbur, ke humbur. Kushdo që i bën këto në Evropë ku në krye të kësaj pune është edhe Gjermania, ne do të ulemi dhe do ti diskutojmë gjerë dhe gjatë këto”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim përballë qytetarëve në ceremoninë e inaugurimeve masive të zhvilluar në sheshin “Demokracia” në Sakarya.

Duke vënë në dukje se organizatat terroriste, forcat që fshihen pas tyre dhe anëtarët e FETO-s luajnë çdo lojë për të vendosur Turqinë në vështirësi nga brenda dhe jashtë, Erdoğan ka theksuar:
“Kanë lëshuar të gjitha organizatat terroriste që nga DEASH-i e deri tek PKK-ja dhe FETO që ushtarët tanë të jenë të pasuksesshëm përballë organizatave terroriste. Kujtuan se do të rrethojnë, do të gjunjëzojnë dhe do të bëjnë Turqinë të dorëzohet, por ata nuk e njohin këtë popull. Nuk e dinë se çfarë mund të arrijë ky popull, se si ti prishë të gjitha llogaritë kur është e nevojshme. Ata e kanë vërejtur largpamësinë dhe mendjemprehtësinë e këtij populli edhe më 17-25 dhjetor edhe më 15 korrik, ku populli u bë i vetëm duke i dalë në mbrojtje të ardhmes dhe lirisë së tij. Gjithashtu kanë vërejtur edhe si ushtarët tanë kanë shpartalluar organizatat terroriste DEASH, PYD/YPG në Siri. Kanë vërejtur ushtarët dhe policët tanë që i kanë dhënë goditjen më të rëndë në histori PKK-së, dhe për këtë arsye sillen kështu dhe përpiqen të krijojnë probleme.”

“Çfarë na qenka kjo se ‘Turqia nuk mund të bëjë propagandë zgjedhore në Evropë’. Ju vetë shkoni dhe kryeni propagandë zgjedhore në një vend tjetër, Holandë ti vetë po kryen propagandë zgjedhore në Britani”, ka deklaruar Erdoğan në lidhje me ndalesat e disa vendeve të Europës për politikanët turqë.

Presidenti i Turqisë ndër të tjera ka deklaruar: “Kushdo që i bën këto në Evropë ku në krye të kësaj pune është edhe Gjermania, ne do të ulemi dhe do ti diskutojmë gjerë dhe gjatë këto. Unë këtyre iu kam dorëzuar 4.500 dosje të PKK-së dhe ndaj asnjërës prej këtyre nuk kanë proces të drejtë. Kanë mbajtur, ruajtur për një muaj në rezidencën gjermane një terrorist agjent dhe këtë kancelarja e kërkon nga unë duke u shprehur ‘kështu sikur ta lëshoni’. Unë i kam dhënë përgjigjen se ‘gjyqësori tek ne është i pavarur’, ashtu siç është edhe tek ju i pavarur edhe tek ne është i tillë i paanshëm dhe të na falni, por nuk e merrni dot. Gjyqësori ka dhënë vendimin me arrestimin e tij. Përse?. Sepse është një terrorist agjent. Jo vetëm shtetas gjerman, po edhe nënshtetas i ndonjë vendi tjetër kushdo që të jetë do të marrë dënimin e merituar nëse nxit terrorizëm dhe kryen detyrën e agjentit të fshehtë në Turqi.”