Erdogan: Gjermania ti shohë punët e veta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një konfernecë për shtyp ka thënë duke iu drejtuar Gjermanisë se nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e tyre të brendshme.

 “Askush nuk ka të drejtë të përfshihet në çështjet e brendshme të Turqisë”, tha Erdogan, duke iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me kritikat e fundit të Gjermanisë për situatën e të Drejtave të Njeriut në Turqi.

Ditën e enjte, Gjermania reagoi ndaj  arrestimit në Stamboll të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, përfshirë një shtetas gjerman, duke paralajmëruar një “riorientim” të politikës gjermane kundrejt Turqisë me masa që rrezikojnë deri në penalizim ekonomik të partnerit historik.