Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një konfernecë për shtyp ka thënë duke iu drejtuar Gjermanisë se nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e tyre të brendshme.
Ditën e enjte, Gjermania reagoi ndaj arrestimit në Stamboll të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, përfshirë një shtetas gjerman, duke paralajmëruar një “riorientim” të politikës gjermane kundrejt Turqisë me masa që rrezikojnë deri në penalizim ekonomik të partnerit historik.