Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Gjermaninë se po e neglizhon terrorizmin, pasi nuk iu ka përgjigjur mijëra dosjeve të të dyshuarve nga ana e autoriteteve turke.
“Gjermania po neglizhon terroristët,” i tha Erdogan një konference në provincën Rize.
“Ne i dhamë Angela Merkelit 4.500 dosje, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje për një prej tyre,” u tha ai anëtarëve të partisë së tij.
Ndërsa Berlini ka reagur ndaj vërejtjeve të fundit të Erdoganit. /MESAZHI/