Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inagurimeve masive në sheshin ‘Kuvayi Milliye’ në qytetin Ballëkesir tha se “Evropa ndodhet në një situatë ku ka marrë fund, të rraskapitur por do të paguajë rëndë çmimin e saj. Në këtë proces është shkatërruar gjithçka që kanë pretenduar se kanë mbrojtur për shekuj. Duhet të dini si të tillë se sot përpara syve të miliarda njerëzve Evropa është qendra e presionit, dhunës, nazizmit dhe jo e demokracisë, e të drejtave dhe lirive të njeriut. Partitë raciste po i përdorin në majë të gishtave liderët evropianë dhe qeveritë evropiane. Tashmë Evropës nuk i ka mbetur asnjë fjalë që të shprehet as kundër botës dhe as kundër nesh. Përballë nesh ka një kontinent të kalbur në çdo aspekt”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kujtuan se do të na frikësonin ne dhe popullin tonë me kërcënimet e tyre. FETO, në këtë rrugë ka mobilizuar të gjitha mundësitë e saj nëpërmjet militantëve. Kur nënkontraktorët e tyre nuk dhanë rezultat këtë herë hynë në veprim vetë në mënyrë të drejtpërdrejt. Nuk kanë lënë paturpësi pa kryer kundrejt ministrave dhe deputetëve tanë që kanë vajtur në vendet evropiane për t’u takuar me qytetarët tanë. Ndërkohë që u mbyllën dyert ministrave dhe deputetëve tanë respektuan militantët e organizatës terroriste, duke u siguruar atyre bulevardet më të populluara që ata të kryenin veprimtari me copat prej lecke të organizatës terroriste, madje nën mbrojtjen e policisë së tyre i siguruan edhe sallat më të mëdha që ato të mbanin takime. Gjykata kushtetuese nxjerr vendim për dy orë që presidenti i Turqisë nuk mund të lidhet nëpërmjet telekonferencës, ndërkohë që krerët e organizatës terroriste në Kandil lidhen në transmetim të drejtpërdrejt në vendin që dëshirojnë. Kush e bën këtë? Disa nga vendet e Evropës, kryesisht Gjermania. Holanda e cila vërshoi mbi qytetarët e mi qentë dhe kuajt e tyre”, deklaroi Erdoğan në fjalën e tij.
Ndër të tjera presidenti Erdoğan ka shtuar se “Përpara Parlamentit zviceran hapën një pankartë të madhe, ku mbi të ndodhej fotografia ime dhe një armë që drejtohej mbi të. Shprehjet ‘vrisni Erdoğan-in‘ kë do vrisni? Ne kur jemi nisur në këtë udhë kemi veshur qefinin. Ne kemi besuar se ka një fat mbi fatin, gjë e cila tek nuk ekziston”.
“Jeta jote është gënjeshtër”
Duke iu drejtuar liderit të partisë opozitare CHP, Erdoğan, tha: “Kılıçdaroğlu, unë i bëra thirrje popullit tim, edhe ti si një anëtar i popullit ashtu si i gjithë populli im pse nuk qëndrove bashkë me popullin, por u largove pasi zbrite në Yeşilköy? (rajoni ku ndodhet aeroporti ataturk në Stamboll). Ku mbeti fjala juaj se po të ndodhë grusht shteti unë do të jem i pari që do të ngjitem mbi tank, çfarë ndodhi? Jeta jote është gënjeshtër”.
“Sa herë që hapin gojën çfarë thonë? ‘Ne jemi partia e Ataturkut‘. Po të ishte gjallë do të kërkonit vend për t’u fshehur, sepse nuk jeni të denjë”, tha Erdoğan.
“Nuk po respektoni të rinjtë që Ataturku u la amanet Republikën. Çfarë ka thënë veterani Mustafa Kemal Ataturk? Ai ka thënë që ‘Republikën ua lë amanet të rinjve‘. Ndërsa ju thoni të kundërtën. Poshtëroni dhe kërcënoni vazhdimisht popullin”, tha mes tjerash presidenti Erdoğan.