Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Ende nuk është caktuar datë për vizitën në SHBA

Erdoğan: Ende nuk është caktuar datë për vizitën në SHBA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se nuk është caktuar ndonjë datë për vizitën e tij në SHBA, raporton Anadolu.

Duke folur për shtypin në Istanbul, ai tha se nuk është përcaktuar ende koha e saktë se kur pala turke do të bëjë një vizitë pune në SHBA.

“Megjithatë, ndërkohë, edhe ministri im i jashtëm (Hakan Fidan) dhe ministri i tregtisë (Omer Bolat) mund të kenë takime ose plane udhëtimi në lidhje me SHBA-në”, shtoi ai.

“Këto vizita mund të përfshijnë diskutime mbi çështjen e ngritur së fundmi të rregulloreve tatimore”, vuri në dukje ai, duke shprehur shpresën “për të parë që qasja pozitive që ata po shqyrtojnë ndaj Türkiyes të kthehet në veprim konkret”.

Më 16 mars, Erdoğan dhe Trump folën në telefon dhe presidenti turk shprehu besimin e tij të plotë se Ankaraja dhe Washingtoni do të avancojnë bashkëpunimin dypalësh në epokën e re të marrëdhënieve përmes solidaritetit, një qasjeje të orientuar drejt rezultateve dhe sinqeritetit.

Exit mobile version