Erdoğan emëron për Kryekëshilltar Sabri Demirin me prejardhje nga Maqedonia

Sabri Demir me prejardhje nga Maqedonia e Veriut është emëruar Kryekëshilltar i Presidentit të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimeve të publikuara në Gazetën Zyrtare me nënshkrimin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sabri Demir i lindur në Shkup është emëruar Kryekëshilltar i Presidentit.