Erdoğan: Ekonomia një shtyllë kryesore e marrëdhënieve Turqi-ShBA

Fusha e ekonomisë është “një nga dimensionet më të rëndësishme” të marrëdhënieve midis Turqisë dhe ShBA-së, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Çështjet ekonomike dhe tregtare përbëjnë një nga dimensionet më të rëndësishme të marrëdhënieve tona me Amerikën”, tha Erdoğan në një tryezë të rrumbullakët me njerëz të biznesit amerikan dhe turq në Konferencën e 15-të të Investimeve të Turqisë të organizuar nga Këshilli i Biznesit Turqi-ShBA (TAIK).

Erdoğan mbërriti në Nju Jork të shtunën për të folur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet sot, ku ka mbajtur takime me dyer të mbyllura me homologët e tij.

Një faqe e re

Ai tha se bashkëpunimi me ShBA-në në industrinë e mbrojtjes “për fat të keq ka rënë shumë larg potencialit të tij” në vitet e fundit për shkak të kufizimeve.

“Shpresojmë se kemi hapur një faqe të re me projektin e modernizimit të F-16 (avionëve luftarakë) dhe presim që barrierat e eksportit në këtë fushë të hiqen përgjithmonë”, shtoi ai.

Presidenti pret mbështetje në ofrimin e lehtësive të nevojshme, veçanërisht të vizave, për hyrjen e kompanive turke në tregun amerikan.