Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është duke hedhur hapa të sigurta drejt qëllimit për një Türkiye të madhe dhe të fuqishme që udhëheq epokën, e jo që mbetet pas epokës, raporton Anadolu.
Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të TÜBITAK dhe TÜBA.
Presidenti turk tha se çdo ndodhi që ka ndodhur në periudhën e fundit në rajonin ku është vendi i tij, përfshirë në Siri, u kujton atyre se Türkiye është më e madhe se vetë Türkiye.
“Jemi duke hedhur hapa të sigurta drejt qëllimit për një Türkiye të madhe dhe të fuqishme që udhëheq epokën, e jo që mbetet pas epokës”, tha ai duke shtuar:
“Nuk mund ta kufizojmë horizontin tonë me 782 mijë kilometra katrorë. Ashtu siç njeriu nuk mund t’i shpëtojë fatit, edhe Türkiye dhe populli turk nuk mund të ikë nga fati i tyre”, shtoi ai.