Erdogan e uron Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë, Osmani i përgjigjet me falënderime

Presidenti turk, Taip Erdogan ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur u.d e presidentit, Vjosa Osmani me anë të një postimi në Tëitter.

Osmani e ka falënderuar Erdoganin për urimet e tij, duke thënë se Kosova është falënderuese për mbështetjen që ka marrë nga Turqia deri tash.

“Faleminderit(Në gjuhën turke) president Erdogan për urimet e tua të përzemërta në këtë përvjetor të pavarësisë sonë. Republika jonë  e re është mirënjohese për mbështetjen e Turqisë. Populli i Kosovës është falënderues për raportet special me popullin e Turqisë”, ka shkruar Vjosa Osmani.