Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se edhe në luftë ka rregulla, se nuk guxon të hapet zjarr ndaj personelit mjekësorë, por se sulme të tilla kryejnë “të tillët, si holandezët”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në Qendrën e Kongreseve Bastepe me rastin e Ditës së punonjësve mjekësorë, Presidenti i Turqisë, Erdoğan, komentoi mbi skandalin e fundit në Roterdam. Kujtojmë se Qeveria e Holandës refuzoi mikpritjen e ministrave turq, kurse policia brutalisht ndërhyri për ta shpërndarë turmën e shtesave turq, të cilët në Roterdam kishin dalë për të protestuar kundër kthimit të ministres turke të Çështjeve Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayan Kaye në Gjermani.
“Madje edhe në luftë ka rregulla se nuk guxon të hapësh zjarr ndaj personelit mjekësorë, por nëse janë sikur holandezët, atëherë ata mund ta bëjnë. E them hapur, se ne njohim Holandën dhe holandezët që nga Srebrenica. Kemi kuptuar se çfarë karakteri të prishur kanë nga ajo se si u masakruan tetë mijë boshnjak në Srebrenicë. I njohim mirë. Askush të mos na mbajë ligjëratë për qytetërimet. Balli dhe fytyra e këtij populli janë të pastra, kurse të tyret janë tërësisht të zeza”, ka thënë Erdoğan.