Erdoğan: Do ta eliminojmë në tërësi te’rrorizmin nga agjenda e vendit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua sot ta eliminojë në tërësi çështjen e terrorizmit nga agjenda e vendit, raporton Anadolu.

“Me lejen e Allahut, synojmë të kurorëzojmë jetën tonë politike 40-vjeçare në shërbim të popullit duke e hequr plotësisht këtë çështje (terrorin) nga axhenda e vendit tonë”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të AK Partisë.

Javën e kaluar, një sulm terrorist nga PKK-ja goditi kompleksin e kompanisë së Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur 22 të tjerë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 40-vjeçare kundër Turqisë, organizata terroriste PKK ka vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në fjalën e tij, presidenti turk kujtoi se dje për xhandarmërinë turke u bë dorëzimi i helikopterit të parë vendas T625 Gökbey të zhvilluar nga TUSAŞ, duke shtuar se dy helikopterë të tjerë do të dorëzohen para fundit të vitit.

“Ndërkaq, në vitin 2026, gjithsej 20 helikopterë Gökbey do t’i dorëzohen institucioneve të ndryshme”, njoftoi Erdoğan.