Erdogan diskuton me Obaman për Sirinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutoi sot situatën aktuale në Aleppo të Sirisë me presidentin e SHBA-ve Barak Obama.

Në komentet e bëra gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologun e tij slloven Borut Pahor, Erdogan tha: “Kemi pasur një bisedë të gjatë me Obamën. Unë i tregova atij për problemet e evakuimit në Aleppo dhe ai me pyeti se si mund të ndihmojë.”.

Presidenti tha se masakra dhe shtypja kundër popullit në Aleppo ështe e njohur ne te gjitha cepet e botës. “Nje tragjedi të tillë në shekullin e 21 është një turp për njerëzimin. Në qoftë se ne duam një zgjidhje në Siri, situata aktuale në Aleppo duhet të merret nën kontroll,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se 1.150 civilë, duke përfshirë njerëz të plagosur, mbërritën në qytetin Idlib të Sirisë vetem ne mbremjen e se enjtes.

“Ne po ndjekim nga afër procesin e armëpushimit dhe do të vazhdojmë ta ndjekim. Sigurisht, numri i njerëzve të bllokuar në Aleppo nuk është aq i vogël, por ka rezultate fillestare. Unë shpresoj se ky progres nuk do të ndërpritet menjëherë, “shtoi Erdogan.

Sipas një marrëveshjeje midis regjimit të Asadit dhe grupeve të opozitës siriane, civilët e evakuuar nga Alepoja lindore do të vazhdojnë të shkojnë drejt Idlib, qytet i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë.

Të enjten eshte nisur grupi i parë i njerëzve të evakuuar nga Alepo, dhe kane arritur në zonë të sigurt të kontrolluar nga opozita.

Dhuna u përshkallëzua në qytetin e Aleppos të hënën, kur forcat e regjimit sirian përparuar në disa pjesë të mbajtura nga opozita në pjesët lindore të qytetit. Sulmet masive erdhen pas një rrethimi prej pesë muajsh dhe bombardimeve të vazhdueshme ajrore, qe shkaktuan mijera viktima ne radhet e civileve.

Rreth 80,000 civilë besohet të jenë bllokuar në këto zona.

Regjimi rus është duke u përpjekur për të rivendosur kontrollin mbi disa pjesë të Alepos, te cilat ishin cliruar katër vjet më parë nga grupet e armatosura opozitare qe luftojne regjimin e Bashar Al Asad.

Siria eshte mbytur nga një luftë civile shkatërruese që nga fillim të vitit 2011, kur regjimi shtypi protestat pro-demokracisë – te cilat kishin shpërthyer si pjesë e kryengritjeve të Pranverës Arabe.

Që atëherë, besohet se qindra mijëra njerëz janrrë të jenë vrarë nga konflikti dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. /MESAZHI/