Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot kanë zhvilluar një bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, në bisedën telefonike me homologun e tij amerikan, ka theksuar se në kuadër të luftës kundër terrorizmit SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes me armë të organizatës terroriste PYD/YPG.

Ndërkohë, në bisedën mes krerëve të dy shtetëve, është konfirmuar vendosmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të afërta mes Turqisë dhe SHBA-ve për çështjen e Sirisë dhe çështjet tjera dypalëshe.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer edhe mendimet për operacionin “Dega e Ullirit” dhe për zhvillimet e fundit në Siri.