Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi të shtunën një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës (së Turqisë) raportoi se krerët e shteteve diskutuan gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe proceset rajonale me theks të veçantë zhvillimet në Afganistan.
Erdogan dhe Putin shkëmbyen ngushëllimet në lidhje me rrëzimin në Turqi më 14 gusht 2021 të avionit rus, në bordin e të cilit ishin shtetas turq dhe rusë, ndërsa ishte duke ndërhyrë ndaj zjarrit javën e kaluar në provincën Kahramanmaraş.
Duke iu referuar situatës në Afganistan, Erdoan vuri në dukje se nëse krijohen kushtet e duhura, Turqia mund të vazhdojë të përgjegjësinë e saj për sigurinë dhe menaxhimin e aeroportit të Kabulit në të ardhmen.
Sipas Erdoanit, një mision i tillë i Turqisë do të kontribuojë në eliminimin e shqetësimeve të të gjitha palëve mbi situatën në Afganistan, kryesisht atë të opinionit publik ndërkombëtar dhe popullit afgan.
Udhëheqësi turk shprehu më tej dëshirën e tij për një “tranzicion të butë” në Afganistan.
Erdogan theksoi se talibanët nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, ata duhet të veprojnë me një botëkuptim përqafues ndaj të gjitha grupeve etnike në Afganistan dhe të mbajnë premtimet e bëra.
Presidenti i Turqisë vuri në dukje se qeveria e re që do të krijohet në Afganistan duhet të pasqyrojë e diversitetin e popullit afgan dhe seksione të ndryshme të shoqërisë afgane duhet të përfaqësohen gjerësisht në qeverinë e re.
Fillimin e bisedimeve në Kabul midis talibanëve dhe udhëheqësve të republikës për të siguruar paqen dhe sigurinë në Afganistan Erdoani e përshkroi si shpresëdhënëse. Sipas kreut të shtetit turk, gjatë gjithë kësaj periudhe kanalet e dialogut me talibanët duhet të qëndrojnë të hapura, dhe në vend të qasjes së bazuar në kushte të ngurta, është e nevojshme të ndiqet një angazhim gradual.
Erdogan vuri në dukje gjithashtu se deklaratat e talibanëve deri më tani i kanë pritur me tone pozitive, por qëndrimi përfundimtar mbi talibanët do të bazohet jo në fjalë, por në veprimet e kësaj lëvizjeje gjatë procesit në vijim.
Erdogan dhe Putini ranë dakord të ruajnë koordinimin në lidhje me marrëdhëniet që do të krijohen me qeverinë e re që do të krijohet në Afganistan. /trt