Erdoğan dhe Putin diskutojnë rritjen e vëllimin tregtar dypalësh, si dhe zhvillimet në Karabak, Siri dhe Libi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike diskutuan mënyrat për rritjen e vëllimin tregtar dypalësh, si dhe zhvillimet në Malësinë e Karabakut, Siri dhe Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me zhvillimet në Malësinë e Karabakut, në bisedën me presidentin rus, Erdoğan tha se pret që qendra e përbashkët e vëzhgimit në rajonin e Malësisë së Karabakut të aktivizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa presidenti Putin, nga ana e tij, tha se Armenia nuk duhet të lejohet që të shmanget nga përgjegjësitë nën marrëveshjen e armëpushimit me Azerbajxhanit.