Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, realizoi një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Imran Khan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, dy liderët kanë diskutuar hapat për të avancuar marrëdhëniet Turqi-Pakistan dhe çështjet rajonale, veçanërisht sulmet e Izraelit ndaj Palestinës.
Gjatë telefonatës, presidenti Erdoğan ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të marrë hapa konkretë kundër sulmeve të Izraelit në Kuds, Gaza, Mexhid al-Aksa dhe ndaj palestinezëve dhe kundër praktikave të tij humanitare dhe të paligjshme.
Ai po ashtu ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Pakistanit, në mënyrë që “bashkësia ndërkombëtare t’i japë një leksion të fortë dhe parandalues” Izraelit.
Erdoğan dhe Khan kanë shprehur urime me rastin e Bajramit. /aa