Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e...

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedë u diskutuan zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit.

Në bisedë, presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë që korridori i drithit filloi të funksionojë sërish si rezultat i përpjekjeve diplomatike që ata kryen në nivelin më të lartë me palët e Rusisë dhe Ukrainës.

Ndër të tjera, presidenti Erdoğan theksoi se tani fokusi duhet të jetë mbi zgjatjen e afatit të Marrëveshjes së Istanbul-it.

Guterres ka falënderuar presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij që kanë siguruar funksionimin sërish të korridorit të drithit.

Presidenti Erdoğan ka folur edhe për çështjen e ndihmave humanitare përtej kufirit të dërguara në Siri, ku në lidhje me këtë ka shprehur pritshmërinë e tij për mbështetje të fuqishme ndaj përpjekjeve për të zgjatur rezolutën e Këshillit të Sigurimit e cila do të përfundojë më 10 janar.

Exit mobile version