Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e quajti presidentin e Sirisë “terrorist” dhe tha se është e pamundur paqja në Siri derisa ai është në pushtet.
“Assadi është padyshim një terrorist që ka kryer terrorizëm shtetëror”, tha Erdogan në Tunis, në një konferencë të përbashkët për media me homologun tunizian, Beji Caid Essebsi. “Është e pamundur të vazhdohet me Assadin.
Si mund ta shohim të ardhmen me një president sirian, i cili ka vrarë gati një milion qytetarë të tij”, shtoi Erdogan. Turqia, që prej fillimit të konfliktit civil në Siri, në vitin 2011, ka mbështetur grupet rebele, që luftojnë për rrëzimin e Assadit, shkruan Rel.