Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi Kancelarin gjerman Olaf Scholz për detyrën e tij të re.
Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit tha se Scholz dhe Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi Olaf Scholz për detyrën e tij të re si kancelar”, u shpreh Hebestreit.
Duke thënë se të dy krerët “ranë dakord mbi dëshirën për të mbajtur një koordinim të ngushtë midis Turqisë dhe Gjermanisë”, Hebestreit vuri në dukje se në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e politikës së jashtme. /trt