Erdoğan: Bin Salman vjen në Ankara më 22 qershor – VIDEO

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka paralajmëruar se të mërkurën, më 22 qershor, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman do të vizitojë Ankaranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në Stamboll pas namazit të xhumasë në Üsküdar, duke paralajmëruar një vizitë të Princit të Kurorës, Bin Salman.

“Me vullnetin e Zotit do ta presim atë në kompleksin presidencial në Ankara”, tha Erdoğan duke theksuar se gjatë vizitës do të zhvillohen bisedime se si të përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiye-s (Turqisë) dhe Arabisë Saudite.

I pyetur për të komentuar tensionet aktuale me Greqinë, Erdoğan tha:

“Për sa i përket Greqisë, kam shprehur veçanërisht reagimet e mia për këtë proces. Kam thënë se nuk do të takohem më derisa të jetë para meje një politikan i ndershëm dhe i drejtë. Ne kemi thënë se kemi përfunduar Këshillin tonë Strategjik të nivelit të lartë dhe se nuk do të mbajmë atë takim me Greqinë i paraparë për këtë vit. Çfarë do të thotë kjo? Nuk mund të ketë mesazh më të hapur se ky. Le të kujdeset Greqia tani për veten”, tha Erdoğan. /aa