Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është bashkangjitur Marshit në Stamboll për të marrë pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të 15 Korrikut – Ditës së Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë, i cili do të mbahet me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO.
Presidenti Erdogan ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit) për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranë, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, dhe zyrtarë të tjerë.
Ndryshe, qindra mijëra qytetarë në Stamboll janë tubuar për ta shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grushtit të shtetit e cila u ndërmor një vit më parë nga organizata terroriste FETO.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit do të mbahet me rritjen e masave të sigurisë, ku janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.
Gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë. /AA/