Erdoğan apelon tek publiku për gatishmëri për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19

Duke u përgatitur për të dhënë një shembull për vaksinimin, me dozat e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që priten së shpejti të arrijnë në Turqi, presidenti Recep Tayyip Еrdoğan i bëri thirrje publikut që të bashkohet duke shfaqur vullnet për t’u vaksinuar kundër virusit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë tashmë kam njoftuar se do të vaksinohem pas namazit të xhumasë në Xhaminë Aja Sofja. Unë i bëra thirrje publikut të tregojnë ndjeshmëri (mbi këtë çështje)”, u tha Еrdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në metropolin e Stambollit.

Më herët, zyrtarët njoftuan se dërgesat e para të vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga Kina, do të transportohen të dielën. Sipas zyrtarëve turk, në muajt e parë të vitit 2021 do të vaksinohen miliona njerëz.

Duke folur për pandeminë COVID-19, presidenti Еrdoğan po ashtu theksoi se mbajtja e ahengjeve të Vitit të Ri në hotele ose villa nuk do të tolerohet për shkak të koronavirusit, si dhe shtoi se autoritetet do të zbatojnë ligjin për këtë çështje.

Pasi vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Turqi, zyrtarët inkurajojnë publikun të marrin dozën për t’u siguruar që vendi sa më shumë të jetë i mbrojtur nga pandemia.

Deri më tani, Turqia ka raportuar mbi 2,1 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 19.115 vdekje dhe mbi 1,93 milionë të shëruar.

Rusia dhe Izraeli

Në lidhje me marrëdhëniet turko-ruse, Еrdoğan theksoi se këto lidhje në rritje midis dy vendeve kanë ecur paralelisht me një “vëllim të shëndetshëm” tregtar.

“Shpresoj se marrëdhëniet tona të vazhdojnë në të njëjtën rrugë që kanë ecur deri më tani”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me raportet e kontakteve midis Turqisë dhe Izraelit, presidenti turk tha se lidhjet e vendeve për çështjet e intelegjencës nuk kanë pushuar kurrë, por shtoi se, “Ne kemi disa probleme me njerëzit në krye”.

Turqia ka qenë në mosmarrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në muajin mars do të përballet me zgjedhje të reja. Këto mosmarrëveshje janë shkaktuar nga disa çështje, përfshirë qëndrimin e Izraelit ndaj tokave palestineze.

“Kjo është pika ku ne ndryshojmë nga Izraelit si pjesë e qasjes sonë ndaj drejtësisë dhe integritetit territorial të vendeve. Përndryshe, zemra jonë dëshiron që ne të mund të përmirësojmë marrëdhëniet tona me ta”, theksoi presidenti Еrdoğan.