Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), tha se partia e udhëhequr nga ai është partia e të gjithë njerëzve të shtypur në të gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nga Ballkani në republikat turke, nga Arakani në Afganistan, nga Afrika në Azi, të gjithë vëllezërit tanë ndjekin zhvillimet në vendin tonë dhe luten për suksesin tonë”, tha Erdoğan në një ceremoni në provincën Kahramanmaraş që ndodhet në pjesën jugore të Turqisë.
“Lëvizjet që kemi bërë në fusha të ndryshme, nga industria mbrojtëse e Turqisë në ekonomi, nga eksportet në prodhim, i bëjnë ata të kënaqur si ne. Fatkeqësitë që përjetuan kombi ynë i trishtuan ata aq sa ne”, shtoi ai.
Presidenti turk tha se eksportet vjetore të Turqisë tejkaluan 207 miliardë dollarë, duke shtuar se shkalla e punësimit në vend ka arritur mbi nivelet para pandemisë.
“Rezervat tona të Bankës Qendrore kanë arritur në 118 miliardë dollarë”, shtoi ai. /aa