Erdoan: Turqit në Gjermani po kryejnë punë të rëndësishme me të cilat krenohet Turqia

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se turqit në Gjermani po bëjnë punë të rëndësishme në shumë fusha me të cilat krenohet Turqia.

“Shembulli më i fundit i kësaj është z. Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të cilët janë shpresëdhënës për mbarë njerëzimin në luftën kundër Covid-19”, deklaroi Erdogan.

Presidenti i dërgoi një videomesazh programit të organizuar në Gjermani nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Departamenti për Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) për të shënuar 60-vjetorin e marrëveshjes së punës të nënshkruar midis Gjermanisë dhe Turqisë.

Duke theksuar se qytetarët turq që shkuan në Gjermani 60 vjet më parë janë bërë pjesë themelore, integrale dhe e domosdoshme e Gjermanisë me popullsinë e tyre që arrin sot në 3,5 milionë, Erdogan tha se turqit që u përballën me kushte të vështira pune në vitet e para të migrimit dhe luftuan me vështirësitë të shkaktuara nga të jetuarit në një kulturë tjetër, dhe luajtën një rol udhëheqës në ringjalljen e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Gjermani, të cilët dikur shkuan pas bukës së tyre si punëtorë mysafirë, tani po bëjnë punë që na bënë krenarë, nga mjekësia në inxhinieri, sporti tek arti, muzika tek letërsia. Shembulli më i fundit i kësaj është zoti Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të cilët kanë shpresë për të gjithë njerëzimin në luftën kundër Covid-19 me vaksinën që kanë zhvilluar. Këta dy emra të çmuar janë shenja më e mirë e asaj që shoqëria turke gjermane mund të arrijë nëse u jepen mundësi të barabarta”, tha Erdogan. /trt