Gardëroba juaj është padyshim e mbushur me gjëra apo veshje të cilat prej vitesh janë harruar dhe vetëm kur pastroni apo sistemoni dollapët ‘kujtoheni’ për to. Megjithatë janë disa gjëra që do të ishte mirë të mos i kishit në dollapët tuaj, pasi nuk hyjnë më në punë.
1-Fustanet
Nëse në gardërobë keni fustane të cilat nuk ju bëjnë më prej kohësh është e kotë që t’i mbani akoma në dollap. Do ishte mirë t’i hiqnit sa më parë.
2-Këpucët
Këpucët e vjetra apo të dala nga moda janë një tjetër element që duhet të zhduket sa më parë nga gardëroba juaj. Është e sigurt që nëse do i shihni prapë, sërish nuk do i zgjidhni për t’i veshur.
3-Çorapet jetime
Nëse keni humbur prej kohësh një nga çorapet është e kotë të mbani tjetrën pasi nuk do ju hyjë kurrë në punë.
4-Reçipeta të vjetra
Nëse reçipetat i keni të vjetra, atëherë nuk shërbejnë për asgjë në gardërobën tuaj, prandaj do ishte mirë t’i hidhnit.
5-Produktet e vjetra të grimit
Përveçse nuk do e kryejnë si duhet funksionin e tyre për shkak të kohës së gjatë që i keni mbajtur, ka rrezik edhe t’iu shkaktojnë probleme me lëkurën apo edhe me sytë./Xh.K/Opinion.al/