Ballina Lajmet Epidemia e kolerës në Jemen shkakton mbi dy mijë të vdekur

Epidemia e kolerës në Jemen shkakton mbi dy mijë të vdekur

Është rritur në 2.018 numri i personave që kanë humbur jetën nga muaji prill e deri tani si pasojë e epidemisë së kolerës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksohet se që nga data 27 prill kur është shfaqur kolera e deri tani janë konstatuar 565.041 raste të dyshuara me kolerë dhe si pasojë kanë humbur jetën 2.018 persona.

Ndër të tjera në raportin ku bëhet e ditur se kolera është përhapur në 22 nga 23 qytete të Jemenit, theksohet se rastet më të shumta janë konstatuar në qytetin El-Hudejde me 70 mijë raste, ndërsa norma me numrin më të madh të vdekjeve me 382 persona është shënuar në qytetin Haxhe.

Gjithashtu në raport thuhet se qyteti i vetëm në vend ku nuk është vërejtur kolera është qyteti Sokotra i cili përbëhet nga ishujt e vegjël. Rreth 3 milionë persona të cilët janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre për shkak të luftës në Jemen e cila vazhdon për më shumë se dy vite, përballen çdo ditë me rrezikun e infektimit të epidemisë së kolerës për shkak të mungesës së ujit të pastër të pijshëm dhe mos grumbullimit të mbeturinave.

Exit mobile version