Endrit Sinani është viktima e 21 nga përmbytjet në Shkup

Sot është identifikuar edhe viktima e 21 nga MPB-ja, ndërsa portali portali TetovaSot që dje ishte tek shtëpia e Endrit Sinanit të vogël 6 vjeçar, ku xhaxhai i tij me lot në sy tregoi tmerrin dhe dhembjen e madhe që kishte pas humbjes së Endritit.

Djaloshi më ri që humbi jetën në përmbytjet që goditën rajonin e Shkupit është 2 vjeçari Enes Mustafa nga Çento.

Ka dy të vdekur nga Kriva Pallanka dhe një nga Kumanova dhe Tetova. Ende nuk është identifikuar një viktimë, njofton TetovaSot.