Endrit Krasniqi ndahet me KF Shkëndijën

Klubi nga Tetova, Shkëndija ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për shkëputjen e bashkëpunimit me mesfushorin nga Kosova, Endrit Krasniqi.

Endrit Krasniqi është ndarë me klubin kuqezi dhe tani e tutje ai do të jetë lojtarë i lirë, ku me shumë mundësi pritet rikthimi i tij në Kosovë.

Është vet faqja zyrtare e Shkëndijës, e cila ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Krasniqin, shkaku i arsyeve familjare të lojtari.

“KF Shkëndija njofton se është arritur marrëveshje e përbashkët për t’u ndarë me mesfushorin Endrit Krasniqi, pas kërkesës së tij për ndërprerjen e parakohshme të kontratës për arsye familjare”.

“Në këto momente, KF Shkëndija ka treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri, duke e vendosur gjithmonë mirëqenien e lojtarit në plan të parë. Vendimi për t’i ofruar Endritit mbështetjen e nevojshme dhe lirinë për të qenë pranë familjes së tij është një dëshmi e vlerave të larta jo vetëm sportive që klubi ynë përfaqëson”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.

Para Shkendijës së Tetovës, 29-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës dhe Dritës.

Në shërbimet e Krasniqit, janë të interesuara Prishtina, Drita dhe Suhareka, me këta të fundit që shihen si favorit.