Ende pa u harruar masakra në Forida, të shtëna në shkollë në Michigan

Të shtëna me armë janë regjistruar në një sallë qëndrimi në Universitetin Qendror të Michiganit, në Mt. Pleasant.

Policia thotë se dy njerëz janë plagosur dhe agresori është i në arrati.

I dyshuari është një mashkull i zi dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, sipas deklaratës paraprake të policisë në Twitter.

Policia ka këshilluar stafin dhe studentët “të marrin strehim”, sipas Twitter-it të universitetit.

Incidenti vjen dy javë pas vrasjes në masë në Shkollën e Lartë Stoneman Douglas në Florida, ku u vranë 17 vetë.