Emruesi i përbashkët i popujve të varfër

Shkruan: Halil Avdulli

Pasojat e varfërisë janë të njëjta në gjithë botën.

Disa fajësojnë popullin tonë për disa sjellje të këqija,mirëpo kur shikon botën mund të gjesh shumë popuj që kanë sjelljet të njëjtë, atëherë kuptoni se ekziston një emërues i përbashkët i gjitha këtyre sjelljeve: është pra kultura dhe karakteri i varfërisë, i cili gjendet në çdo vend të vuajtur e të varfër!!

Kjo është kulturë e lidhur me popujt e varfër, (kulturë e të varfërve) është mënyrë e të menduarit dhe trajtimit të problemeve, pavarësisht nga feja, gjeografia, raca apo gjuha.

Për këtë kulturë dhe stil të jetës po ua sjell disa prova:

E para…. Ndihen të frikësuar mos po humbin rastin apo mundësi, paverësisht sa e parëndësishme mund të jetë ajo mundësi, edhe një ikje e autobusit urban ose një cope buke, apo një rol në një interes qeveritar apo edhe humbja e radhes në një klinikë private!
Kjo frikë shfaqet në shumë forma:

  1. Me gënjeshtër… gënjeshtër për të siguruar të drejtën, gënjeshtër për të kompensuar ndjenjën e inferioritetit, gënjeshtër në vetëmbrojtje kundër të pasurve dhe atyre me fuqi etj.
  2. Ekzagjerim në shprehje të dhimbjes ose trishtimit, në mënyrë që të fitoj simpati ose ndonje interes!!
  3. Hipokrizi e dyftyrësi me çdo person… pa marrë parasysh se a meriton apo jo respekt ai përson, arsyeja është se ndjen frikë, rrezik dhe kërcënim nga çdokush dhe nga gjithçka.
  4. Grumbullim i pajustifikushëm për çdo gjë, me njëfarë urgjence të palogjikshme e të padobishme shpesh edhe të dëmshme. E dyta… Tregti dhe pazarllëk me vlera dhe sllogane … Kur gjen një parull, ideal ose parim me të cilin i arrin interesat e tij, atë e citon dhe e përsërit vazhdimisht.
    E në qoftëse ndryshon interesi i tij dhe fillon të bije ndesh me parimin e lartpërmendur, fillon të kërkoj një parim ose sllogan tjetër qe do të përputhet me interesin e ri. E treta…. Interesim i jashtëzakonshem për seksin, duke konsideruar si një gjë shumë, shumë më rëndësi, pavarësisht sa neveritës, haram(jashtligjshem) dhe skandaloz mund të jetë për të, familjen dhe rrethin e tij. Thjesht, shumica e mendimeve rrotullohen rreth seksit dhe gjysmës së poshtme të qenies njerëzore !!! Mbase mund të jetë burimi i vetëm i kënaqësisë fizike qe ka dëgjuar apo ndje ndonjeherë. E katërta … Ndjenjë e vazhdueshme e padrejtësisë, edhe nëse nuk është reale apo logjike. Ai e ndjen se gjithçka që nuk zotëron është e drejta e tij që të tjerët ia morren! Ai ndihet gjithmonë viktimë dhe meriton më shumë nga ato që ka, pavarësisht aftësive të kufizuara dhe jo të denja të tij! E gjithë kjo pastaj prodhon ndjenjë të thellë të urrejtjes. E pesta… Fabrikim dhe aktrim të mirësisë … që ekspozohet lehtësisht në ndonjë problem të thjeshtë kur për një herë shpërthen dhe çdo gjë del sheshazi. E gjashta… Mendon që të tjerët janë të uritur sikur ai, dhe për këtë arsye ai përdor të njëjtat metoda që motivojnë atë, metoda të kapjes së mundësive, rrëmbimit dhe vrapimit ose oportunizmit … Për shembull, ju gjeni një reklamë që thotë: Vetura në shitje arsye udhëtimi!! Dmth, ai thotë se po nxiton të shesë për shkak të udhëtimit, dhe për këtë arsye do të jetë një mundësi për të shfrytëzuar dhe imponuar një çmim të ulët!!! E shtata … Shkurtpamësi, sepse varfëria dhe uria i bëjnë njerëzit të mos mendojnë ose ëndërrojnë për të ardhmen. Thjesht jeton sot për nesër, mbijetes e ditës dhe momentit! … Slogani i tij është : le’t rrnojmë sot,e për nesër kqyrim!! Këto janë disa karakteristika të kultures së varfërisë, që mund t’i shihni gjithë andej botës së varfër, Amerik e Jugut, Afrikë, Meksikë, Indi, Kinë dhe shumë vende të Azisë, Egjipt, Palestinë, Siri, Jemen dhe jo vetëm në Kosovë.
    Njëri e kishte bërë për shoqërin e vet, e mua mu kujtuan hallet tona, prandaj e bëra shqip.