Në 2015-ën Google bëri një lëvizje të ngjashme duke ristrukturuar kompaninë dhe vendosur shërbimet nën kompaninë mëmë Alphabet.
Si pjesë e një ribrandimi madhor, kompania mëmë e Facebook e cila përfshin të gjitha aplikacionet dhe shërbimet e kompanisë si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Oculus, ndryshoi emër në Meta.
Kompania tha se ky ribrandim ishte i nevojshëm për të përfshirë çdo shërbim që ofron ndërsa aktiviteti i Facebook shkon përtej medias sociale deri në realitetin virtual.
Ndryshimi nuk aplikohet në platformat individuale vetëm kompaninë mëmë. Manovra vjen në një kohë kur rrjeti social është nën presion për shkak të sentimentit negativ krijuar nga dokumente të publikuara prej një ish punonjësi.
Në 2015-ën Google bëri një lëvizje të ngjashme duke ristrukturuar kompaninë dhe vendosur shërbimet nën kompaninë mëmë Alphabet.
Bosi i Facebok Mark Zuckerberg zbuloi emrin e ti ndërsa foli për planin e kompanisë për të ndërtuar metaverse, një botë online ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në ambient virtual.
Emërtimi “meta” vjen nga greqishtja e vjetër do të thotë “përtej.” Për shumicën e njerëzve metaverse mund të duke si një version i VR, por ca njerëz besojnë se është e ardhmja e internetit. /PCWorld