Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën me emrat e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit.
Janë disa debutues, duke përfshirë sulmuesin Agim Zeka.
Ndërkohë mungon Mirlind Daku, që ishte dënuar nga UEFA në Euro 2024. Ai ka pasur periudhë të ngarkuar dhe ka luajtur me lëndime te Rubin Kazani.
Shqipëria luan me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në kuadër të Ligës së Kombeve.