Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka thënë se ai nuk do të përkulet ndaj presionit nga një grup i shteteve arabe që kanë bllokuar vendin e tij, duke e quajtur pavarësinë dhe sovranitetin e kombit të tij si një “vijë të kuqe”.
“Sovraniteti ynë është një vijë e kuqe. Ne nuk pranojmë askënd që të ndërhyjë në sovranitetin tonë”, ka thënë ai.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë lidhjet me Katarin më 5 qershor dhe vendosën një embargo gjithpërfshirëse për shtetin e vogël por të pasur të Gjirit.
“Na bllokuan, pasi ata nuk pëlqejnë pavarësinë tonë, mënyrën se si ne jemi duke menduar, vizionin tonë për rajonin,” tha ai në një intervistë televizive që u transmetua të dielën.
“Ne duam lirinë e shprehjes për njerëzit e rajonit dhe ata nuk janë të kënaqur me mënyrën tonë të të menduarit. Ata mendojnë se kjo është një kërcënim për ta.”
Kur njerëzit dolën në rrugë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në protestat që u bënë të njohura si Pranvera Arabe, Katari qëndroi përkrahë popullit, tha Sheikh Tamim.
“Dallimi në mes nesh dhe atyre gjatë Pranverës Arabe është se ne u ktheym kah populli ndërsa ata u rreshtuan kah regjimet.
“Mendoj se kemi zgjedhur rrugën e drejtë, përfundoi Al Thani. /MESAZHI/