Emiratet me fqinjë vazhdojnë “gjuetinë e shtrigave”

Në një deklaratë të përbashkët, Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë futur 59 individë dhe 12 organizata me bazë në Katar në një “listë terroriste”.

Ministri i jashtëm i Katarit tha se vendi kurrë nuk do të dorëzohet ndaj presionit që po aplikohet nga fqinjët arab dhe se nuk do të ndryshojë politikën e të jashtme për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

“Lista e terrorizmit”, e lëshuar të enjten, përfshin edhe dijetarin e njohur dhe udhëheqësin shpirtëror të Vëllazërisë Myslimane Yousuf al-Qaradawi (Jusuf Kardavi). Qaradawi është kryetar i Unionit të Dijetarëve mysliman, dhe njëri ndër dijetarët më të zëshëm që inkurajon paqe dhe dialog.

Deklarata thotë se ky vendim është “në dritën e angazhimit për të luftuar terrorizmin, për të shterrur burimet e financimit të terrorizmit, dhe për të luftuar ideologjinë ekstremiste dhe instrumentet e përhapjes dhe publikimit të saj”, thuhet në deklaratë.

18 shtetas të Katarit të përmendur në listë përfshijnë biznesmenë, politikanë dhe anëtarë të lartë të familjes në pushtet duke përfshirë edhe një ish-ministër të brendshëm.

Duhet kujtuar se vendet që kanë bllokuar Katarin qëndrojnë më së poshti në vlerësimet e Grupeve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa Katari është llogaritur si “përjashtim” nga këto shtete, duke pasur politika më të hapura dhe respektim më të madh të të drejtave të njeriut.

Historikisht, Katari ka qenë fqiu më kritik i Emirateve dhe vendeve të tjera fqinje, të cilat i ka konsideruara si të kapura nga diktatura dhe korrupsioni.

Sa i përket lirisë së shpehjes, Katari është nikoqiri i gjigandit informativ Al Jazeera, i cili shërben si dritare e informimit për rajon dhe botë /MESAZHI/