Ballina Lajmet Kosovë Emiratet e Bashkuara Arabe njohin patentë shoferët e Republikës së Kosovës

Emiratet e Bashkuara Arabe njohin patentë shoferët e Republikës së Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Sveçla ka thënë se ky takim ka shënuar arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse”, ka shkruar ministri.

Gjithashtu, ai ka falënderuar ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritëm të finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve të cilën u nënshkrua sot.

Exit mobile version