Emiratet akuzohen për tortura në burgjet sekrete në Jemen

Një i burgosur në Jemen ka folur ekskluzivisht për rrjetin televiziv  Al Jazeera lidhur me metodat e torturës të përdorura në burgjet sekrete të drejtuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e saj.

Dhjetëra të burgosur kanë nisur një grevë urie në qytetin e Adenit, me pretendimet se me të drejtat e tyre po abuzohet.

Arabia Saudite ka nisur një ndërhyrje ushtarake në vitin 2015, duke udhëhequr një aleancë të nëntë vendeve afrikane dhe të Lindjes së Mesme, për të ndikuar në Luftën Civile të Jemenit në favor të qeverisë së Presidentit Abdrabbuh Mansur Hadi. /MESAZHI/