Emine Erdoan shkon në Bangladesh për myslimanët e Arakanit

Bashkëshortja e Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Emine Erdoan dhe delegacioni shoqërues shkuan në Bangladesh për të vizituar kampin ku janë strehuar myslimanët e Arakanit.

Emine Erdoan, për të tërhequr vëmendjen në dramën njerëzore që përjetohet në Veri të Rakhinen (Arakan) në Mianmar dhe për të zgjatur dorën e ndihmës së Turqisë në çështjen e ndihmave për myslimanët e Arakanit që janë detyruar të strehohen në Bangladesh si pasojë e ngjarjeve të dhunës, u nis për në këtë vend me avion nga Aeroporti Ataturk në Stamboll.

Emine Erdoan, krahas djalit të saj Bilal Erdoan, shoqërohet nga Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale, Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya) dhe Zëvendëskryetarja Përgjegjëse për të Drejtat e Njeriut të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe deputetja e Partisë AK nga zona elektorale e Stambollit, Ravza Kavakxhë Kan (Ravza Kavakcı Kan).

Në delegacion zënë vend gjithashtu edhe Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam, Kryetari i Agjencisë së Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Gylyollu (Mehmet Güllüoğlu), Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay), Ibrahim Altan, Kryetarja e Fondacionit turk për Shërbime ndaj Rinisë dhe Arsimit (TURGEV), Arzu Akallën (Arzu Akalın) dhe Kryetarja e Shoqatës së Grave dhe Demokracisë (KADEM), Sare Ajdën (Sare Aydın).

Emine Erdoan dhe delegacioni shoqërues do të vizitojnë kampet ku janë strehuar të arratisurit e Arakanit në Bangladesh dhe duke marrë informacione personalisht nga viktimat e ngjarjeve të përjetuara në Mianmar, do të përfundojë punimet parapërgatitore për urën e ndihmave njerëzore që do të bëhen në Turqi.

Edhe Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) shkoi në Bangladesh për të inspektuar në vend kushtet jetësore të myslimanëve Rohinga të cilët janë arratisur në këtë vend për shkak të ngjarjeve të dhunës.

Në kuadër të vizitës Çavushollu do të takohet në kryeqytetin Dakka me autoritetet e Bangladeshit dhe përfaqësuesit e organizatave humanitare ndërkombëtare.

Ai do të vizitojë kampet e  të strehuarve në qytetin Cox’s Bazar që ndodhet në kufi me Mianmarin./Mesazhi/