Njëmbëdhjetë emigrantë të paligjshëm, të ngjitur në pjesën e prapme të një kamioni nga trafikantët, janë zbuluar pranë Warminster, Wiltshire në Mbretërinë e Bashkuar pasi udhëtuan nga Evropa. Ata mbijetuan duke ngrënë çokollatën belge shumë të shtrenjtë që po transportonte shoferi.
Dhjetë irakianë, një shtetas afgan e midis tyre 6 të mitur, u gjetën krejt rastësisht. Ata u dëgjuan duke bërtitur nga një lokal aty pranë teksa kamioni kishte ndaluar.
“Ne të gjithë e dinim menjëherë se çfarë ishin zhurmat dhe britmat,” tha Dave Thomas, pronar i kafenesë “The Willoughby Hedge Layby”.
“Ka ndodhur këtu dy herë më parë gjatë 15 viteve të fundit,” shtoi ai.
Disa shoferë u përpoqën të hapnin dyert në kamion përpara se të kuptonin se dyert ishin të mbyllura, duke u detyruar të thërrisnin policinë. Por, as këta të fundit nuk mundën të bënin gjë, teksa u desh ndihma e zjarrfikësve, të cilët përdorën mjete për të prerë dyert.
“Ata i marrin njerëzit në kamion, zëvendësojnë drynat dhe më pas i dëmtojnë dhe i mbajnë super të ngjitur që të mos hapen”, tha një dëshmitar.
“Grupi ishte ruajtur në pjesën e prapme të rimorkios dhe ishin ushqyer në kafazin e çokollatës shumë të shtrenjtë belge që po mbahej aty”, tha pronari i kafenesë, duke shtuar se ata ishin dukshëm shumë me fat, sepse ndërsa rimorkio e tyre ishte një njësi frigorifer, seksioni që ata qëndruan ku ndodhje edhe çokollata ishte në temperaturë normale.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, emigrantët u ndaluan për hyrje të paligjshme në Britani.