Presidenti i Somalisë emëroi kryeministrin e ri të vendit me një mandat për të formuar qeverinë e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hamza Abdi Barre e mori detyrën si kryeministër nga presidenti Hassan Sheikh Mohamud, i cili e bëri njoftimin në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Shtetit në kryeqytetin Mogadishu, i shoqëruar nga kryeministri i tij i ri.
Emërimi i Barre vjen një muaj pasi parlamenti somalez zgjodhi presidentin Mohamud.
“H.E Hassan Sheikh Mohamud emëron z. Hamza Abdi Barre si Kryeministër të Qeverisë Federale të Somalisë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenca.
Barre është gjithashtu anëtar i parlamentit federal të Somalisë, i zgjedhur nga shteti jugor Jubaland.
Ai ka 30 ditë afat për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit dhe për të marrë miratimin e parlamentit. /aa