Emërohen 50 lojtarët për formacionin e vitit 2017

UEFA ka publikuar emrat e 50 futbollistëve të cilët do të kandidojnë për formacionin e vitit 2017.

Mbështetësit e futbollit kanë mundësi të votojnë për lojtarët, 5 portier, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Të nominuarit u zgjodhën nga ekipi redaktues i UEFA-së, duke përfshi gazetarët dhe ekspertët në bazë të performancës së lojtarëve në klubet europiane dhe kombëtare.

Formacioni i vitit do të publikohet më 11 janar të vitit 2018.