Prefekte për ditët me diell, për të rimarrë energjitë e humbura dhe sigurisht për të kënaqur edhe nepsin për ushqime të ëmbla.
Ndiqni më poshtë recetën dhe pse jo provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.
Përbërësit
- 650 gr luleshtrydhe
- 1 portokall i shtrydhur
- 2 lgj mjaltë
- 60 g krem për ëmbëlsira
- ¼ lç pluhur vanilje
- Gjethe mente
Përgatitja
Filloni përgatitjen e recetës duke larë dhe pastruar mirë luleshtrydhet.
Pas kësaj trasferojini në një mikser dhe shtoni aty lëngun e portokallit dhe mjaltin. Përpunojini përbërësit sa të përftoni një masë kremoze dhe të njëtrajtshme.
Masën ndajeni në enët e servirjes dhe zbukurojeni me krem për ëmbëlsira, disa copëza luleshtrydheje dhe gjethe menteje.