Kjo ëmbëlsirë mban emrin e popullarizuar Gruaja dembele.
Përbërësit:
▪ 800 g biskota
▪ 1 litër jogurt
▪ 250 g mjedra apo dredhëza
▪ 200 g krem
Përgatitja:
Thyeni biskotat në copa (nuk duhet të jenë tepër të imëta) dhe qitni në enë.
Qitni në jogurt dhe përzieni në mënyrë që biskotat të njomen.
Merrni 200 g krem. Përgatitni pemët – qoftë kur është fjala për mjedrat apo dredhëzat.
Në tabaka rendisni biskotat të cilat i keni njomur me jogurt, ashtu që të bëni një bazë të rrafshët.
Sipër qitni pemët.
Qitni sipër kremin. Dhe, ëmbëlsira është gati!/Mesazhi/