Transformimi i roleve dhe identiteteve të grave nga një revolucion kolektiv borgjez në fragmentim dhe anatemim nga epitetet e shenjta si; gjyshja, nëna, bija etj., në kontekstin e FEMRËS, mund të kuptohet përmes disa dinamikave historike dhe sociale.
1. KONTEKSTI HISTORIK DHE REVOLUCIONI BORGJEZ
Iluminizmi dhe revolucionet borgjeze pasardhëse (p.sh., Revolucioni Francez) ishin periudha që “inicuan të drejtat individuale”, dhe shpërbërjen e hierarkive feudale. Gratë, veçanërisht nga borgjezia, fillimisht me dashamirësi pluraliste luajtën role aktive në këto lëvizje, duke mbrojtur të drejtat dhe reformat.
Pavarësisht përfshirjes së tyre, sfera publike (politika, ekonomia) shpesh dominohej nga burrat, ndërsa gratë u zhvendosën në sferën private (shtëpi, familje). Kjo ndarje vazhdoi edhe pse gratë fituan më shumë reflektime dhe të drejta publike.
2. LËVIZJET FEMINISTE TË SHEKULLIT TË 20-TË
Feminizmi i valës së parë i fokusuar në çështjet ligjore, kryesisht në të drejtën e votës. Gratë luftuan dhe fituan të drejtën e votës dhe të drejta të tjera ligjore, duke bërë hapa të rëndësishëm në njohjen e të drejtave të mohuara deri atëherë publike.
Feminizmi i valës së dytë u shfaq ndërë vitet 1960 dhe 70, duke trajtuar një gamë më të gjerë çështjesh duke përfshirë seksualitetin, familjen, vendin e punës dhe të drejtat riprodhuese. Kjo valë synonte të sfidonte dhe ripërcaktonte rolet tradicionale të caktuara për gratë.
3. FRAGMENTIMI SIPAS EPITETEVE
Rolet dhe pritjet shoqërore të grave janë përcaktuar historikisht nga raportet e tyre me të tjerët në vijën familjare (p.sh., nëna, vajza, gruaja). Këto role bartin pritshmëri, mision dhe përgjegjësi specifike shoqërore.
Iniciativat fillestare në lëvizjet moderne feministe kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e identitetit dhe individualitetit personal. Megjithatë, kjo ndonjëherë ka rezultuar në fragmentim, ku identitetet e grave kategorizohen sipas roleve dhe përvojave specifike dhe jo si një grup koheziv me fokus në drejtësinë dhe jo vetëm barazinë utopiste.
Rrëfimet kulturore dhe sociale në mediat dhe përfaqësimet stereotipe shpesh i përforcojnë këto epitete. Për shembull, filmat, letërsia dhe reklamat priren të përshkruajnë gratë në lidhje me rolet e tyre familjare, duke i përjetësuar kështu këto identitete heterogjene dhe shpeshëher konfuze, pa ndonjë rezultat konkret, të rolit dhe misonit të vërtetë të tyre.
4. NDIKIMI I NDËRSEKSIONALITETIT
Feminizmi ndërseksional njeh se përvojat dhe identitetet e grave formohen nga faktorë të shumtë, duke përfshirë racën, klasën, seksualitetin etj. Kjo ka eskaluar në një kuptim më të nuancuar, por edhe në një fragmentim pasi nxjerr në pah përvoja të ndryshme dhe jo edhe një përvojë fundamentale femërore-rolin e sajë të natyrshëm që e ka përcaktuar Krijuesi, pra diversitetin që bashkon dhe jo homogjenitetin që degradon natyrën rigjide të tyre.
Shumëllojshmëria e roleve që përfaqësojnë gratë mund të kenë njëkohësisht “obligime dhe misone të shumta”(p.sh., një grua mund të jetë nënë, profesioniste, aktiviste). Kjo shumësi sipas ” lëvizjeve feministe bashkëkohore” mund të copëtojë identitetin tradicional singular të ‘gruas’ në role dhe epitete të ndryshme?!.
5. KONTEKSTI BASHKËKOHOR-GLOBALIZIMI DHE MEDIAT
Në epokën bashkëkohore, globalizimi dhe përhapja e medias kanë diversifikuar më tej mënyrën se si shikohen dhe kuptohen identitetet e grave. Gratë tani shihen në një mori rolesh globalisht, të cilat mund të fuqizojnë dhe fragmentojnë identitetin e tyre kolektiv.
Fuqizimi dhe autonomia e hiperbolizuar personale i ka inkurajuar gratë të përcaktojnë identitetet e tyre “krye në veti” ndonjëherë në mënyra që ndryshojnë nga rolet tradicionale, e fatëkeqësisht edhe të kthehen bumerang ndaj tyre. Ky guxim i tepruar në vetëpërkufizim mund të çojë në një fragmentim të identitetit kolektiv nga epitetet e natyrshme individuale, e cila madje i ka shpier në rrugë pa krye, në kërkim të një brezi që don të posedon gjithçka ndërsa nuk donë të marr përgjegjësi për asgjë, e lëre më të epitetit të natyrshëm si Nënë, Bijë, Bashkëshorte etj.
Kështu kalimi nga një revolucion kolektiv borgjez në copëzimin nga epitete specifike, në kontekstin e thjeshtë, FEMËR, mund t’i atribuohet ndërveprimit të lëvizjeve historike, pritjeve shoqërore, narrativave kulturore dhe theksit modern mbi individualitetin dhe ndërsektorialitetin.
Ky transformim pasqyron si progresin regresiv në të drejtat e grave, ashtu edhe kompleksitetin e identiteteve të tyre në shoqërinë bashkëkohore.
6. ANGELA MERKEL, KANCELARJA E GJERMANISË
Historia moderne, tregon se Kancelarja Angela Merkel, në praktikë ofrojë DREJTESI për gruan e jo vetëm BARAZI, ngase të kërkohet barazi në diçka të pabarabartë, njëra anë e kandarit të sojit njerëzor humbet, e me këtë edhe ekuilibri i njerëzores.
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, ka qenë një figurë e rëndësishme në promovimin e drejtësisë gjinore. Personaliteti i saj frymëzoi shumë gra për të ndjekur karrierë në shkencë, politikë dhe role udhëheqëse në shoqëri, pa u sorollatur në të ashtuquajturën “kërkimin e barazisë gjinore” në histeritë shpeshëherë bipolare të personalitetit, të atyre që dështimin e tyre, duan ta viktimizojnë në shoqëri ngjajshëm si dhelprës kur i ishte djegur bishti.
Politikat e Merkelit u përqendruan në promovimin e pagave të barabarta, edhe për punë të pa-barabartë, rritjen e disponueshmërisë së kujdesit për fëmijët dhe zgjatjen e kohës së lehonisë, ruajtjen e vendit të punës së nënës që lindë, madje edhe shpërblimit ekonomik (duke barasvlerësuar trustin pensional me 3 vite përvojë pune për secilin fëmijë që lindë, me theks për ato nëna që lindin pesë fëmijë) pastaj edhe politikat e sipërmarrjeve që mbështesin ekuilibrin punë-familje-jetë.
Ajo trajtoi gjithashtu çështje strukturore që i vënë gratë në avantazh, si kuotat për gratë në bordet e institucioneve dhe forcimi i ligjeve kundër dhunës në familje. Administrata e saj zbatoi gjithashtu politika familjare, për nënat dhe baballarët, të cilat rishpërndanë përgjegjësitë e kujdesit për fëmijët dhe mbështetën pjesëmarrjen e grave në kuadër të fuqisë punëtore, e jo të stërngarkohet duke lënë kujdesin ndaj familjes. Trashëgimia e saj qëndron në qasjen e saj praktike dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për gratë në Gjermani.
Pyetja e jonë, madje edhe e pjesës dërmues të shoqërisë është: Ku janë këto të drejta në agjendat e atyre OJQ-ve bastarde…që në emër të barazisë janë duke e harruar drejtësinë?.
Ku janë pjesa dërmuese e institucionet tona, që ‘solidarizohen” në masë të madhe “formalisht” me këtë demo(n)kraci stereotipe, në vend të “barazisë gjinore” duke shkelur me katër këmbët në drejtësinë ndaj grave, dhe atë në, SE PAKU IMPLEMENTIMIN E NJERES NGA POLITIKAT E DEMOKRACISE LIBERALE TE SHTETIT TE GJERMANISE?!.
Mjaftë me gënjeshtra të tilla, se as vetit më nuk jeni kah i besoni!
Vijon…
Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI