Elon Musk bëhet pjesë e administratës së ardhshme të Trump

CEO i Tesla dhe pronari i X do të udhëheqë nismën së bashku me ish-kandidatin presidencial Vivek Ramaswamy tha Trump në rrjetin social Truth Social.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ngarkoi Elon Musk me drejtimin e Departamentit të Efikasitetit Shtetërore, një institucion i ri që do të godasë burokracitë brenda qeverisë, të reduktojë rregullimin e tepruar, të shkurtojë shpenzimet e tepërta dhe të ristrukturojë agjencitë federale.

CEO i Tesla dhe pronari i X do të udhëheqë nismën së bashku me ish-kandidatin presidencial Vivek Ramaswamy tha Trump në rrjetin social Truth Social.

Çfarë përfshin ky rol i ri për Musk mbetet i paqartë por sipas njoftimit për shtyp të Trump do të ofrojë udhëzime nga jashtë entiteteve shtetërore dhe të bashkëpunojnë me Shtëpinë e Bardhë për reforma të thella strukturore duke krijuar një qasje sipërmarrëse në qeveri që nuk është parë më parë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se puna e këtij Departmenti duhet të mbyllet brenda datës 4 Korrik 2026. Musk e ndau lajmin në X, por nuk la të kuptohet se çfarë impakti do të ketë në angazhimet e tij në kompanitë që ka në pronësi.

Musk ishte prej donatorëve më të mëdhenj të Donald Trump dhe fushatës së tij ndërsa kishte shprehur dëshirën në të kaluarën për të punuar me Trump për shkurtimin e shpenzimeve shtetërore.