Ballina Sport Futboll Elmando Gjini përforcimi i ri i Ballkanit në mbrojtje

Elmando Gjini përforcimi i ri i Ballkanit në mbrojtje

Ballkani ka vazhduar me përforcime përkundër se ka filluar edicioni i ri në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka përforcuar repartin defensivë me mbrojtësin e talentuar Elmando Gjinin.

21-vjeçari që është rritur në Suedi te Brommapojkana, derisa në Itali ka qenë pjesë e të rinjve te Bologna dhe Genoa, vije te Ballkani nga klubi shqiptar Teuta e Durrësit.

Ka qenë pikërisht klubi durrsak që ka njoftuar marrëveshjen me FC Ballkanin për transferimin e Gjinit te suharekasit.

Njoftimi i plotë nga KS Teuta:

Klubi i futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme. Faleminderit Fanella me nr. 92 për gjithçka. Klubi dëshiron të falënderojë Elmando Gjinin për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e Teutës dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Exit mobile version